Gent Begolli ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike, Telekomi i Kosovës.
Indeksonline mëson se largimi i tij vije për arsye personale.
“Po, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kreyshefit. Begolli letrën e dorëheqjes ia ka dërguar Bordit si dhe kryeministrit të Republikës, Ramush Haradinaj”, ka thënë ky burim.
Ndryshe, Begolli në krye të Telekomit të Kosovës u emëruar më 22 qershor të këtij viti. Ndërsa zyrtarisht detyrën e mori më 29 qershor, pas kalimit të afatit të ankesave.
Kujtojmë se Begolli poashtu më parë mbante postin e ish-drejtor në Komunën e Prishtinës në mandatin e kaluar të Shpend Ahmetit.
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...