Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se edhe Ambasadori Wolfgang Ischinger është i pajtimit që Kosova e Serbia të arrijnë një marrëveshje që do t’i jepte fund konfliktit mes të dyja shteteve.
Thaçi këto komente i bëri përmes Twitter gjatë qëndrimit të tij në Minsk të Bjellorusisë në kuadër të Konferencës se Mynihut për Siguri ku dhe është takuar me ambasadorin Ischinger.
”Gjithnjë kënaqësi të diskutoj me ambasadorin ischinger – aktualisht në Bjellorusi në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në Minsk. Ne që të dy pajtohemi që është mëse e nevojshme një marrëveshje obligative mes Kosovës e Serbisë, një e cila mbyll kapitujt e konfliktit në Ballkan dhe i mundëson Kosovës anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nato dhe Bashkim Europian” ka shkruar Thaçi./arbresh.info/
Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presid...
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai