Zakonisht, janë vajzat ato që u kushtojnë rëndësi detajeve dhe gjërave që i tërheqin ose jo meshkujt në lidhjen e tyre.
Por edhe këta të fundit, fare në heshtje dhe pa zë, vërejnë tek partneret e tyre të tjera veçori, veprime, sinjale, të cilat ndoshta, shpeshherë, ne nuk i vëmë re.
Një pjesë e mirë e djemve nuk janë romantikë, por kanë disa gjëra të cilat i bëjnë pa dijeninë e vajzave. Ata preferojnë ta mbajnë të fshehtë vëmendjen që u kushtojnë këtyre gjërave të vogla.
1. Aroma. Meshkujt e adhurojnë aromën e partneres së tyre, edhe pse shpeshherë nuk e thonë këtë. Aroma karakteristike, e pavarur nga parfumi, era e shampos apo produkteve të tjera, te femrat, është një detaj që gjithmonë i josh meshkujt dhe i bën ata më shumë për vete.
2. Flokët e lagur. Edhe flokët e lagur, për meshkujt janë element joshës, sepse i çon ata të fantazojnë dhe të synojnë më shumë në dhomën e gjumit. Freskia dhe pastërtia që vjen nga dushi është një detaj që i nxit të mendojnë gjëra më të bukura.
3. Këmishët dhe bluzat e gjera. Vajzat që veshin bluza të gjera apo këmishët e tyre janë të adhuruara nga meshkujt. Gjatë natës që kalojnë me ta, kjo mënyrë veshjeje është një ndjesi intimiteti që i bën të ndihen të sigurt për lidhjen.
5. Frymëmarrja. Kur femrat marrin frymë afër tyre, meshkujt janë në qiellin e shtatë. Shumë njerëz, këtë detaj e kanë bezdi, madje kanë edhe vështirësi për të fjetur, por shumica e djemve mendojnë se kjo është diçka shumë e bukur dhe tërheqëse.
6. Përqafimet në shtrat. Duket paska e çuditshme, nisur nga fakti që meshkujt duan të shkojnë “në thela” kur është fjala për dhomën e gjumit, por përqafimet në shtrat ata i cilësojnë mjaft intime.
7. Lodrat në shtrat. Shumica e femrave mendon se “çmenduritë” në shtrat do t’i bëjnë meshkujt t’i paragjykojnë, por rezulton krejt e kundërta. Meshkujt i pëlqejnë shumë femrat aktive në shtrat dhe i mirëpresin gjithmonë gjërat e çuditshme që ato bëjnë për ta.
8. Kafshimi i buzës së poshtme. Edhe ky është një detaj që meshkujt i josh gjithmonë. Një element flirtimi u nxit atyre më shumë fantazinë. Nëse doni të bindni ndonjë djalë, mjafton të kafshoni pak buzën e poshtme dhe ai është i gatshëm të bëjë gjithçka.
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren