Një burrë në Kinën Lindore është arrestuar për shitjen e vajzës së tij të porsalindur. Ai është i fiksuar pas djemve dhe u zhgënjyer shumë kur zbuloi se fëmija i dytë ishte sërish femër.
Ai shiti foshnjën 10 ditëshe tek një çift në një provincë tjetër për 5 mijë euro. Denoncimi në polici u bë në shtator nga nëna e tij kur zbuloi se mbesa ishte zhdukur.
42-vjeçarja Li tha se do shkonte të shtëpinë e të birit për ti dhënë ndihmë rreth kujdesjes për të porsalindurën, njësoj siç kishte bërë me mbesën e parë.
Por, i biri nuk e mirëpriti dhe nuk pranoi që ta fuste brenda.
‘Unë e pashë mbesën time vetëm për pak çaste kur erdhi në jetë. Më pas nuk e pashë më dhe biri im nuk më lejonte të hyja në shtëpi’, tha ajo për policinë.
Në fillim të tetorit, Li shkoi të takonte nusen kur i biri nuk ishte në shtëpi dhe zbuloi se foshnja ishte zhdukur.
Fëmija është gjetur dhe aktualisht është nën kujdesin e nënës dhe gjyshes së saj. Blerësit dhe babai i foshnjës janë arrestuar nga policia lokale.
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...