
BUENOS AIRES, ARGENTINA - OCTOBER 23: Exequiel Palacios of River Plate looks at the ball during the Semi Final first-leg match between River Plate and Gremio as part of Copa CONMEBOL Libertadores 2018 at Estadio Monumental Antonio Vespucio Liberti on October 23, 2018 in Buenos Aires, Argentina. (Photo by Amilcar Orfali/Getty Images)
Real Madrid do të nënshkruajë me Exequiel Palacios gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Klubi spanjoll do të paguajë 23 milionë euro (20 milion të destinuara për River Platen) për të siguruar shërbimet e mesfushorit të ri premtues.
Ai nuk do të bashkohet me klubin në janar, pasi do të rrijë si huazim deri në fund të kampionatit.
Palacios ka shfaqur interesin edhe të klubeve si Atlético dhe Barcelona.
Por duket se Real Madridi i ka kaluar në këtë herë për të nënshkruar me Palaciosin, i cili njihet si perla e River Plates.
Mesfushori është nën kontratë me klubin deri në qershor 2021 dhe sipas AS, Real Madridi do t’i ofrojë atij një kontratë pesëvjeçare.
Palacios ka zhvilluar 27 ndeshje në Superligën e Argjentinës dhe nëntë ndeshje në Copa Libertadores.
Ai ka debutuar nën drejtimin e Marcelo Gallardo kur ishte ende vetëm 16 vjeç.
Palacios është ftuar edhe nga Argjentina dhe bëri debutimin në ndeshjet e shtatorit me Guatemalën dhe Kolumbinë nën urdhrat e Lionel Scaloni.
Sulmi me armë në Uashington, Hamza: Lehtësuese që Presidenti...
Të shtënat në Washington, Haradinaj: Edhe një sulmues u mpos...
Dalin pamje të reja nga arrestimi i të dyshuarit për sulmin ...
Rama flet pas vizitave në Abu Dhabi dhe Athinë: Kemi mbështe...
Starmer pas incidentit: Sulmet ndaj demokracisë duhet dënuar...
“Kam pasur pëlqim për Juelën, por jam i martuar”, shokon Rog...