Lojtari i ri te Liverpooli, Xherdan Shaqiri ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij të mbajnë këmbën e shtypur në pedale.
Shaqiri i ndihmoi Liverpoolit në fitoren tronditëse me rezultat 4 me 1 ndaj Cardiff-it gjatë këtij vikendi, transmeton portali arbresh.info. Reprezentuesi kosovar i Zvicrës shënoi golin e tij të tretë për “Redsat” duke zhvendosur skuadrën e tij para Manchester Cityt në krye të tabelës së Premierë Ligës.
City ka shans për të rrëmbyer sërish pozitën mbrëmjen e sotme me ndeshjen ndaj Tottenhami në Wembley.
Por, Shaqiri iu ka kërkuar bashkëlojtarëve të tij të vazhdojnë dhe të mos pushojnë në ndjekje të titullit pas çerekut të parë të sezonit.
“Është mirë të jesh këtu”, ka thënë fillimisht ai, transmeton portali arbresh.info. “Ne kemi një skuadër shumë të mirë dhe dëshirojmë të jemi të suksesshëm. Kur ju luani kështu, ne mund të jem të suksesshëm”
“Qëllimi jonë është të jemi të suksesshëm. Ne jemi në rrugën e mirë, por ne duhet të vazhdojmë të shkojmë përpara, është vetëm fillimi i sezonit dhe ne kemi shumë ndeshje që do të vijnë. Ne jemi rrugës së duhur”
“Ne duhet të jemi të guximshëm në të gjitha ndeshjet”

“Ju e keni parë fillimin [kundër Cardiff-it], ne shënuam shumë herët për 1 me 0, por ishte një ndeshje e vështirë për të luajtur dhe nuk ishte mirë të luash kundër kësaj skuadre, ata janë një skuadër shumë fizike. Ne e dinim që ata ishin shumë të ortë dhe me lojtarë të mëdhenj në skuadrën e tyre”
“Pra, ne duhet të jemi të guximshëm gjatë gjithë ndeshjes dhe në fund, unë mendoj se rezultati është pak i tepërt për këtë ndeshje, por është një shenjë e mirë për skuadrën që ne besuam deri në fund dhe ne tentuam gjithashtu për të shënuar sa më shumë gola. Ne e merituam plotësisht fitoren”
Liverpooli do të përballet të shtunën e ardhshme me Arsenalin që do të jetë derbi i atij vikendi./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...