Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka mbledhur sot në orën 14:00 kryesinë e partisë.
Në njoftimin e lëshuar një ditë më parë nga LDK, nuk është bërë e ditur se cilat do të jenë temat që do të diskutojë partia.
Ndërkaq mbledhjet e fundit të kryesisë së LDK’së, të cilat zakonisht po mbahen në sallën e konferencave të njërit prej hoteleve në Prishtinë, kanë pasur të bëjnë me kërkesën e kësaj partie që vendi të shkojë në zgjedhje dhe për dialogun me Serbinë.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot ka caktuar një seancë të jashtëzaqkonshme me iniciativë të LDK’së, për të folur rreth idesë së presidentit për korrigjim kufijsh me Serbinë.
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...