“Ti je mami më e keqe!” Ka shumë fëmijë që ankohen se nënat e tyre janë shumë të rrepta dhe nuk i lejojnë të bëjnë çfarë duan.
Në fakt nënat gjithmonë dëshirojnë më të mirën për fëmijët, pavarësisht se ndonjëherë duken më strikte në sytë e tyre. Cilat janë cilësitë e një nëne të rreptë që ndikojnë pozitivisht në jetën e fëmijëve të tyre:
Në jetë çdo veprim ka pasoja dhe fëmijët tuaj do e mësojnë këtë që në moshë të hershme, për të qenë të përgatitur për më vonë.
Në ditët e sotme, fëmijët dëshirojnë të ekplorojnë sa më shumë gjëra përpara ekranit, të cilat shpesh kanë edhe përmbajtje të papërshtatshme për ta. Një nënë “e rreptë” e mbron fëmijën nga koha e tepërt në internet dhe nga përmbajtjet e padëshiruara.
Në vend që t’i blini lodra fëmijës gjatë gjithë kohës, sigurohuni që fëmija të kryejë detyrat e tij e më pas të marrë si shpërblim atë që dëshiron.
Jo gjithmonë që fëmijët zemërohen duhet të veproni siç dëshirojnë ata. Mungesa e vëmendjes së tepruar do t’i bëjë të kuptojnë se po veprojnë gabim.
Duke filluar nga punë të thjeshta të pështatshme për moshën e tyre, ata mësojnë të japin kontributin në shtëpi.
Gjumi i rehatshëm dhe plotësimi i orareve të duhura ndikon drejtpërdrejt në një jetë të shëndetshme dhe zhvillimin e fëmijëve.
Fëmijët gjithmonë do të bëjnë krahasime dhe do të ankohen se prindërit e shokëve të tyre janë më të butë se ju. Por një nënë “e rreptë” nuk do të heqë dorë nga rregullat e saj.
Fëmija juaj nuk i pëlqen shumë gjëra që janë të mira për ta, si ngrënia e perimeve. Por nëse ju jeni e vendosur ata do të ndjekin udhëzimet që i garantojnë një jetë të shëndetshme pavarësisht nëse u pëlqen apo jo.
FSK bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” për 18...
Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale: 5000 emblema të UÇK-së...
Kurti sot merr pjesë në Konferencën e Dytë Shkencore Ndërkom...
Hovenier: Kosova nuk është më në tranzicion, duhet të përmbu...
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...
FFK uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës!