Kryekuvendari i Maqedonisë, Talat Xhaferi priti në takim lamtumirës ambasadoren e Bosnjës dhe Hercegovinës, Lepa Babiq.
Me këtë rast, Xhaferi shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm dypalësh dhe e falënderoi ambasadoren për angazhimin e saj në përforcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga ana tjetër, edhe ambasadorja Babiq shprehu falënderimet për mundësinë për takim dhe për besimin se të dy vendet do të vazhdojnë me marrëdhëniet e shkëlqyera dhe për angazhimine përbashkët për anëtarësim në strukturat euro-atlantike.
Bashkëbiseduesit folën edhe për marrëveshjet dypalëshe dhe për memorandumet, që janë në interes të të dy shteteve dhe që janë në fazën përfundimtare.
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...
Kenny Hasbrouck i bashkohet Trepçës
Vit i jashtëzakonshëm për Dion Gallapenin, vlera e tij në tr...
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...