Njësitet policore të Obiliqit kanë arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar.
Personat e dyshuar janë arrestuar dje në zonën e KEK-ut, derisa po tentonin të merrnin shiritin transportues të thëngjillit, të cilin e kishin dëmtuar (prerë), ku vlerësohet se dëmet materiale janë të larta.
“Personave të arrestuar: N.B, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe A.R, mashkull, 35 vjeç, po ashtu shtetas i Republikës së Kosovës, pasi që u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, ka thënë Agron Borovci, zëdhënës i Policisë Rajonale në Prishtinë.
Vlen të përmendet se personat e njëjtë kanë qenë të arrestuar edhe disa herë të tjera nga ana e policisë, për raste të natyrës së njëjtë.
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...