Stefanoviq përmend Rezolutën 1244 si një arsye juridike, por edhe Rezolutën e vetë Interpolit, sipas të cilës anëtare e tij mund të jetë vetëm ai vend i cili është anëtar ose vëzhgues në Kombet e Bashkuara, ndërsa Kosova s’është as anëtare e as vëzhguese. Ai ka përmendur pranimin e Palestinës, që është vëzhguese në OKB.
arsye politike, Stefanoviq ka përmendur se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se aktualisht zhvillohet dialogu në kushtet e statusit neutral, ndërsa pranimi i Kosovës do të shkelte këtë status.
Po mbajtët anën e Prishtinës, jeni kundër Beogradit, meqë Beogradi ka indikacione të qarta se Kosova do të shfrytëzonte anëtarësimin në Interpol për të ngritur aktakuza kundër ushtarëve e policëve serbë.
arsye policore ministri serb i Brendshëm ka përmendur se Kosova edhe tash, përmes UNMIK-ut ka kontakt me Interpolin dhe mund të bëjë kërkime në të gjitha bazat e të dhënave dhe të shohin aktakuzat.
Anëtarësimin, sipas tij, Kosova e do jo për të luftuar kriminalitetin, por si dëshmi të pavarësisë.
Asambleja e Përgjithshme e Interpolit zhvillohet nga 18 deri më 21 nëntor 2018 në Dubai.
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...