Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka dërguar ftesë zyrtare presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për të marrë pjesë në manifestimin e përvjetorit të 100-të të armëpushimit mes Forcave Aleate dhe Gjermanisë për përfundimin e Luftës së Parë Botërore në Frontin Perëndimor.
Në mesin e shumë liderëve të fuqishëm botëror si presidenti i SHBA-së, Donald Trump, presidenti rus, Vladimir Putin, kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të jetë i pranishëm edhe presidenti i vendit tonë Hashim Thaçi.
Arbresh.info ka siguruar ftesën zyrtare që presidenti francez, Macron, i ka bërë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi të marrë pjesë në këtë ngjarje.

Në ftesë thuhet se në njëqind vjet pas kësaj ngjarje, është detyrë e të gjithëve që në mënyrë solemne ta përkujtojmë armëpushimin dhe t’i nderojmë miliona viktima të atij konflikti global.
“Do t’ju isha shumë mirënjohës nëse do ta shprehni përgjigjen tuaj nëpërmes ambasadorit francez të akredituar në vendin tuaj. Shpresoj se do të keni mundësi ta nderoni këtë ceremoni dhe hapjen e Forumit Parisien të Paqes me prezencën tuaj”, thuhet në ftesën që presidenti francez ia ka dërguar Presidentit të Kosovës.
Ngjarja do të mbahet me 11 nëntor./Arbresh.info/
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...