Pas suksesit të befasishëm të A Quiet Place, filmi ku John Krasinksi dhe Emily Blunt detyrohen të rrinë në heshtje për dy orë ose të rrezikojnë vdekjen, Hollivudi ka bërë përpjekje të rikrijojë këtë formulë fituese.
Në pamje të parë horrori i ri i Sandra Bullock ‘Bird Box’ duket si një kopje e vërtetë e këtij filmi, transmeton portali arbresh.info.
Në trailerin e parë të filmit, prezantohet një botë që është përfshirë nga një krijesë misterioze që e detyron secilin që ia lëshon sytë t’ia marrin jetën vetes. Këtu, Bullock luan Malorie, një nënë e vendosur që niset në një udhëtim përgjatë vendit post-apokaliptik për të çuar në të sigurt fëmijët e saj. Një paralajmërim? Ajo duhet ta bëjë këtë gjë me sy të mbyllur.
Bird Box do të nis të shfaqet nëpër kinema në Netflix me 21 dhjetor. Për më tepër shikoni trailerin më poshtë./Arbresh.info/
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...