Një 22-vjeçar nga Kamza është arrestuar pasi në oborrin e banesës i janë gjetur 14 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse e llojit tritol.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative bënë arrestimin në flagrancë të 22-vjeçarit Fatjon Leka.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në oborr i është gjetur e fshehur një qese plastmasi brenda së cilës kishte 14 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse e llojit tritol të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal./Top Channel
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...