Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi kanë pritur në takim përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës.
Zëvendëskryeministri Limaj ka thënë se nder prioritetet kryesore të kësaj qeverie është përmirësimi i gjendjes në arsim.
Limaj i ka inkurajuar përfaqësuesit e SBASHK-ut që të jenë pjesë përbërëse e të gjitha institucioneve këshillëdhënëse dhe hartimit të strategjive në funksion të përmirësimit të gjendjes së arsimit në Kosovë.
Nga ana e tij, ministri Bytyqi ka thënë se do të trajtoj çdo kërkesë që vjen nga SBASHK-u. Bytyqi ka thënë se ministria të cilën ai e drejton mbetet e përkushtuar për rritjen e cilësisë në arsim në të gjitha nivelet.
Rrahman Jashari, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në këtë takim ka ngritur disa shqetësime; siç është çështja e Projektligjit për mësimdhënësit e viteve të 90- ta dhe Projektligji për Pagat, për të cilin ka thënë se është diskriminues për mësimdhënësit.
Jashari ka kërkuar ndihmën e qeverisë që gjatë shqyrtimit në Kuvend të këtij projektligji të merren parasysh kërkesat e tyre.
Zëvendëskryeministri Limaj dhe ministri Bytyqi janë zotuar se do t’i marrin parasysh kërkesat e SBASHK-ut dhe do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre./arbresh.info/
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...