Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka dënuar sulmin fizik ndaj një taksisti shqiptar në pjesën veriore të Mitrovicës.
“E dënoj fuqishëm sulmin ndaj taksistit shqiptar në pjesën veriore të Mitrovicës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
“Dhuna dhe aktet e tilla duhet të dënohen me forcën e ligjit. Policia e Kosovës duhet të ndërmarrë masa emergjente në parandalimin e sulmeve të tilla të cilat kanë për qëllim destabilizimin e asaj pjese të Kosovës”.
Persona të panjohur kanë thyer me gurë xhamat e veturës së një taksisti shqiptar derisa po barte udhëtarët në rrugën “Ivo Lolla Ribar” në veri të Mitrovicës.
Vlera e dëmit të shkaktuar në këtë incident që ka ndodhur dje, është rreth 250 euro.
Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...