Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka bërë shqyrtimin dhe miratimin e rekomandimeve nga raporti i auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve Prishtinë.
Kryetari i komisionit Driton Selmanaj tha se kjo çështje duhet t`i bartet seancës për shkak të nivelit të të gjeturave të këtij institucioni.
“Është fenomen i shumë ndërmarrjeve, është mirë që edhe kjo çështje të adresohet në seancë”, tha Selmanaj.
Selmanaj ka propozuar dy rekomandime nga komisioni të cilat tha se do t`i lexoj edhe në seancë.
“Çdo tre muaj të na dërgojnë raport stacioni i autobusëve për implementimin e rekomandimeve që dalin nga raporti i auditimit. Kuvendi rekomandon komunën e Prishtinës si aksionari i vetëm i Stacionit të Autobusëve që të ushtroj mbikëqyrje më efektive. Të ndaloj praktikat me vështirësi financiare”, tha Selmanaj.
Deputetët votuan që kjo pikë të shkoj në seancë. Komisioni gjithashtu ka diskutuar për grantet që i shpërndajnë tri ministri.
Deputetja Emilia Rexhepi dhe Avdullah Hoti kanë kërkuar që të raportojnë tri ministri, Ministria për Zhvillim Rajonal, për Komunitete dhe Kthim si dhe Ministria e Bujqësisë për mënyrën se si po i shpërndajnë grantet.
Këtë çështje anëtarët e komisionit e kanë lënë për ta diskutuar takimin e ardhshëm i cili do të mbahet të martën.
Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...
FC Ferizaj huazon sulmuesin Ade Oguns nga klubi i njohur bel...
Nga Shqipëria ikën mbi 18 mijë të rinj brenda një viti
Kurti takon nxënësit nga Prishtina dhe Ulqini: Arsimi dhe di...
Masakër në një fshat në Nigeri, të paktën 162 të vrarë