Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona, për armëmbajtje pa leje. Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, ku janë konfiskuar katër armë zjarri, një shkrepëse në formë të revoles si dhe fishekë të llojeve të ndryshme.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë në pesë raste të ndara ka konfiskuar armë dhe fishekë. Armët janë gjetur dhe konfiskuar në katër automjete të ndryshme, gjatë një aksioni në rrugën “Bajram Bahtiri” në kryeqytet, ndërsa shkrepësa në formë të revoles është konfiskuar në oborrin e një shkolle në Fushë Kosovë.
“Ndaj të gjithë personave të dyshuar, janë iniciuar rastet mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armeve, dhe katër prej tyre pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri nga të dyshuarit është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në komunikatën e policisë.
Vetëm në nëntë mujorin e parë të vitit 2018, nga njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë janë konfiskuar 337 armë, 3229 municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, dhe janë iniciuar 292 raste Mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armeve.
Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...
FC Ferizaj huazon sulmuesin Ade Oguns nga klubi i njohur bel...
Nga Shqipëria ikën mbi 18 mijë të rinj brenda një viti
Kurti takon nxënësit nga Prishtina dhe Ulqini: Arsimi dhe di...
Masakër në një fshat në Nigeri, të paktën 162 të vrarë