Kompozitori Akil Koci ka fituar çmimin për muzikë “Niketë Dardani”. Kocit çmimin ia ka ndarë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi.
Fituesi Koci është ndier shumë i lumtur që i është ndarë ky çmim.
“Kam menduar që kam kaluar në harresë. Për mua është një ditë fantastike, falënderoj studentët e mi, të cilët nuk më kanë harruar për mundim tim modest”, tha Koci.
Ai e ka lutur ministrin Gashi që të kenë një mbështetje më të madhe për të gjithë krijuesit, transmeton ksp.
Ministri Gashi është shprehur se kjo ceremoni organizohet për të vlerësuar dhe nderuar krijuesit dhe talentët në Kosovë, që kanë bërë me vite të tëra.
“Çmimet që ndajmë sot janë mirënjohje për krijuesit , si Ministri jemi të interesuar që të jemi në mbështetje të tyre, jemi krenar me punën që keni bërë në vazhdimësi. Është moment historik që të vlerësojmë punën e juaj, jo vetëm për mbështetje financiare, sepse vepra nuk paguhet kurrë. Ne e kemi emruar një juri ku iu kemi besuar punën për përzgjedhjen e çmimeve “tha ai. Valton Krasniqi nga juria, ka falënderuar të gjithë ata qe kanë konkurruar këto çmime.
Ai më pas ka arsyetuar të gjitha këto çmime, duke përshkruar biografinë e Akil Kocit, si fitues i çmimit “Niketë Dardani”.
Çmime u ndanë edhe për Kristë Lekajn kompozitor, Mendi Mengjiqit për veprën simfoni, Ardian Halimin, Kreshnik Aliçkaj dhe Blondi Krasniqi.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...