Pas një serie me rezultate befasuese si në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, Real Madrid ka arritur të rikthehet te fitorja.
‘Los Blancos’ kanë shënuar fitore prej 2:1 në ‘Santiago Bernabeu’ ndaj Viktoria Plzen, në ndeshjen e vlefshme për grupin G në Ligën e Kampionëve.
Karim Benzema në minutën e 11’, zhbllokoi ndeshjen duke e kaluar në epërsi Realin e Madridit.
Në minutën e 56’ të pjesës së dytë, Reali dyfishoi epërsinë me Marcelon, që shënoi gol të bukur pas një asistimi nga Bale.
Kampionët e Evropës minutat e fundit të ndeshjes i kaluan nën presion, me mysafirët çek që arritën të ngushtojnë epërsinë në 2:1 në minutën e 79’, kur shënoi Hrosovsky.
Megjithatë, ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në fund të ndeshjes, dhe Real Madrid mori tre pikë të rëndësishme nga kjo përballje
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...