Presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin planifikojnë të takohen muajin tjetër në Paris, thanë zyrtarët .
Pas një takimi në mes të Putinit dhe këshillëtarit të sigurimit kombëtar amerikan, John Bolton, zyrtarët thanë se dy palët janë pajtuar që takimi të mbahet me 11 nëntor në Paris, transmeton portali arbresh.info
Të dy presidentët planifikojnë të jenë në Paris, për të përkujtuar qindvjeçarin e fundit të Luftës së Parë Botërore dhe po planifikojnë të mbajnë një takim dypalësh në periferi, sipas ndihmësit të Kremlinit Yuri Ushakov.
Duke folur për gazetarët pas takimit me Putin, Bolton tha se Trump do të donte të takohej me presidentin rus në Paris.
Putin dhe Trump janë takuar disa herë në margjinat e tubimeve multilateral, por takimin dypalësh e kishin për herë të parë në kryeqytetin finlandez./arbresh.info/
Moscertifikimi i kandidatëve nga Lista Serbe, reagon DnV
Shqipëria dhe Italia nisin bashkëpunimin për shërbimin neona...
Trump prezanton “vizat e arta” në vlerë të 1 milion dollarëv...
Benita i sqarohet Toneyt: Unë, edhe nëse prishem me ty, nuk ...
Fillon regjistrimi për votim i personave me nevoja të veçant...
Hamza: Jam i gatshëm t’ia sjell Kosovës atë që i mungon