Aksidenti që ndodhi dje në rrugën B, ku një veturë goditi dy këmbësore duke i përplasur disa metra larg, qe fatale për njërën prej tyre.
Express mëson se bëhet fjalë për 30-vjecaren nga Prishtina, Linda Avdullahin që nuk arriti të ju shpëtojë plagëve të marra edhe pas intervenimeve në QKUK.
Gjendje të rëndë dhe në trajtim është edhe e aksidentuara tjetër.Lajmin për vdekjen e 30-vjecares e ka konfirmuar komandanti i Policisë së Trafikut të Prishtinës, Milaim Fejzullahu.
“Policia është informuar nga QKUK se rreth orës 22:10 njëra nga të lënduarat në aksidentin i cili ka ndodhur të hënën te ‘Rruga B’ ka ndërruar jetë”, ka deklaruar ai.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
E ndjera ka lënë pas një djalë 3-vjecar.

Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri
Kujtim Hajdaj jep dorëheqje nga Guxo pas pakënaqësive, mbësh...
Maqedonci takohet me përfaqësuesen e NATO-s: Objektiv i Repu...
“Sold-out” për sfidën ndaj Sllovakisë, Dardanët njoftojnë sh...