Faza finale e dialogut Kosovë – Serbi ka nisur qe katër muaj (24 qershor), por presidentët e këtyre dy shteteve, që njëherësh janë kryenegociatorë të këtij procesi, nuk janë takuar qe më shumë se tre muaj, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq për herë të fundit në kuadër të etapës përmbyllëse të dialogut kishin biseduar më 18 korrik, në takimin e dytë në Bruksel.
Porse Vuçiq nuk pranoi të ulet në tavolinë me homologun e tij nga Kosova në takimin e tretë, që ishte thirrur të mbahej para më shumë se një muaji, më 7 shtator.
Përkundrazi, të dy presidentët ishin takuar ndaras me përfaqësuesen e lartë të BE-së, ndërmjetësuesen e dialogut Frederika Mogerini.
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit