Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka dënuar ashpër sulmin e mbrëmshëm me koktej molotovi në shtëpinë e Qamil Hajrizit në Lagjen e Doktorëve në Mitrovicë.
“E dënoj ashpër sulmin e mbrëmshëm me koktej molotovi në shtëpinë e Qamil Hajrizit në Lagjen e Doktorëve. Çdo sulm është i papranueshëm dhe i denueshëm, pavarësisht përkatësisë etnike të kryerësve apo viktimave”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.
I pari i Mitrovicës, ka bërë thirrje që institucionet përgjegjëse të Kosovës të marrin të gjitha veprimet e duhura për zbardhjen e këtij rasti.
“Ftoj institucionet përgjegjësve të Republikës së Kosovës, që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe kushtetuese për të garantuar stabilitet dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës, e veçanërisht për banorët që jetojnë në veri të shtetit”, përfundoi Bahtiri.
Detajet të tjera rreth sulmit në Mitrovicë:
Policia e Kosovës sot ka dhënë detaje në lidhje me zjarrvënien e mbrëmshme ndaj një shtëpie të banuar me shqiptarë në Veri të Mitrovicës.
Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës në Veri të Mitrovicës, Besim Hoti, hetimet janë duke u bërë dhe nuk ka asnjë të dyshuar, si dhe motivet mbeten ende të panjohura.
Sipas tij, kryefamiljari i shtëpisë ku mbrëmë është gjuajtur me koktej molotovi, Qamil Hajrizi, në polici ka deklaruar se kanë raporte të mira me të gjithë fqinjët aty, si me shqiptarët ashtu edhe me serbët.
Shtëpia e tij në Lagjen e Doktorëve u sulmua rreth orës 20:40, ndërsa në momentin e sulmit aty brenda kanë qenë gruaja dhe vajza e tij, të cilët kanë kërkuar ndihmën e fqinjëve, me anë të të cilëve e kanë shuar zjarrin.
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...