Kryetari i Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri ka mirëpritur miratimin e Projektligjeve për FSK-në sot në Kuvend.
Bahtiri në rrjetin social Facebook ka thënë se me formimin e Ushtrisë po jetësohet edhe amaneti i dëshmorëve që u flijuan për lirinë e shtetit tonë.
Statusi i plotëË
Me formimin e Ushtrisë së Kosovës, po jetësohet edhe amaneti i dëshmorëve që u flijuan për lirinë e shtetit tonë. Kosova e meriton ta ketë Ushtrinë, e cila pas votimit të sotëm në Kuvendit e Kosovës u bë realitet. Krenar me djemtë e vashat e Kosovës që nën uniformën ushtarake i shërbejnë Republikës së Kosovës. AB.
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë