Kryetari i Partisë Radikale Serbe dhe deputeti i kësaj partie në Kuvendin e Serbisë, Vojislav Sheshel ka deklaruar se planifikon të blejë shtëpi në qendër të Preshevës, transmeton Koha.net.
Duke folur për Kosovën në televizionin serb Happy, Sheshel ka thënë se ajo e tërë do të mbetet në Serbi.
“Kosova në tërësi mbetet në Serbi, ajo do të ketë një autonomi që mund të jetë kulmore. Katër komunat serbe nuk vihen në pyetje. Aty është prona homogjene serbe përfshirë Gazivodën. Kopaoniku është i mbrojtur, Trepça nuk është e tëra. Hyrja për ‘dritare’ është në anën e Serbisë e ne do të krijojmë qasje. Gjithsesi duhet të ketë lidhje tokësore ndërmjet fshatrave në Kosovë. Deçani do të duhej të kishte ekstra territorialitet. Kishat dhe manastiret serbe janë shumë të rëndësishme. Komuna e Shtërpcës duhet të ruhet me të gjitha mjetet. Presheva, Bujanoci dhe Medevegja, ato nuk debatohen”, ka thënë Shesheli
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...
Theren me thikë dy persona në Prishtinë, policia arreston dy...
Vjedhje e rëndë në Ferizaj, nga kasaforta grabiten dy armë z...
Arratiset një person nga Psikiatria Forenzike
Sot mësohen finalistët e Kupës së Kosovës, në program dy gjy...
Shpërthen granata dore në Fushë Kosovë, u hodh nga vetura në...