Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës së Jugut, ka deklaruar se Shakira, këngëtare e famshme botërore do të vijë dhe të përformojë në ceremoninë e hapjes së urës mbi Ibër dhe ura do ta mbaj emrin e saj.
Në Imazh të RTK-së, ai ka thënë se ajo do ta bëjë këtë me gjithë dëshirë dhe se nuk do të ketë nevojë të paguhet, pasi që do të vijë për ta promovuar paqen.
Duke folur për hapjen ë kësaj ure, ai ka ripërsëritur se kushti i Goran Rakiqit, për ndryshim të kufijve kadastral me hapje të urës, nuk do të merret parasysh, dhe po pret që obligimi për hapjen e urës të zbatohet.
Ai ka ftuar kryeministrin e vendit, që në vend që ta qortojë atë, kritika t’i japë Goran Rakiqit dhe të bëjë presin të bashkësia ndërkombëtare që ura të hapet.
Bahtiri ka folur edhe për zhvillimet politike, duke thënë se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë, pasi që sipas tij asnjë parti politike nuk është në pozitë që të kërkojë zgjedhje, dhe krejt deklarimet për këtë punë ai i ka quajtur të kota.
Tragjedi në një familje shqiptare në Itali: Katër anëtarë hu...
Prokuroria e Pejës paralajmëron intervistimin e mbi 200 komi...
Moti për sot në Shqipëri me reshje shiu të dendura, borë në ...
Pengesat kyçe për marrëveshjen SHBA-Iran që synon shmangien ...
Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës mbahet ...
Sot mbahet “Dita e Biznesit Francez në Kosovë”