Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, beson se marrëveshja e detyruar ligjore mes Prishtinës dhe Beogradit është e nevojshme.
Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, gjatë ditës së sotme në një intervistë dhënë për mediat spanjolle ka thënë se, marrëveshja e detyrueshme ligjore në mes të Prishtinës dhe Beogradit të do ishte në të mirë të Kosovës, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, nëse arrihet kjo marrëveshje atëherë pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, mund të ndryshojnë qëndrimin e tyre karshi Kosovës.
“Pozicioni i përbashkët për Ballkanin brenda BE-së është që të eksportojë stabilitet ose të imponojë paqëndrueshmëri. Përvoja ka treguar se paqja dhe stabiliteti në Ballkan mund të arrihen vetëm përmes një perspektive evropiane”, ka thënë Hahn, përcjell lajmi.net.
Komisioneri Hahn beson se marrëveshja e detyrueshme ligjore midis Beogradit dhe Prishtinës është e nevojshme, madje sipas itj, kjo marrëveshje është e rëndësishme për rajonin.
Duke iu përgjigjur pyetjes rreth qëndrimit të Spanjës ndaj Kosovës, Hahn theksoi se Spanja ka kontribuar në stabilitetin e rajonit.
“Ne kemi marrëveshje strategjike me Kosovën, duhet të lejojmë që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje dhe duhet të shohim se cilat janë hapat e ardhshëm”, citohet të ketë thënë Hahn.
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...