Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqyri Syla, ka mbajtur takim me drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë-veri Nenad Gjuriq, me zëvendës-drejtorin Besim Hoti si dhe me shefat e hetimeve të Stacioneve Policore Mitrovicë-Veriu, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq dhe të trafikut regjional në veri.
Në takim është diskutuar bashkëpunimi në mes të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe Policisë Rajonale të Mitrovicës-veri, me ç`rast është konstatuar se ekziston një bashkëpunim i shkëlqyeshëm mes tyre, dhe u dakorduan që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen me qëllim të luftimit të dukurive negative në regjionin të cilin e mbulon kjo prokurori.
Po ashtu, temë e rëndësishme e takimit ka qenë diskutimi për lëndët e vjetra nëpër stacione policore, me ç`rast Kryeprokurori Syla, ka kërkuar që këto lëndë të trajtohen me prioritet nëpër stacionet policore që mbulon kjo drejtori.
Gjatë takimit të lartcekurit u pajtuan që çdo muaj të ketë takime të rregullta në mes të Kryeprokurorit Syla me drejtuesit e Policisë së Rajonit të Mitrovicës- veri.
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Kurti thekson rë...
Haxhiu takon Gashin e KPK-së, flasin për përshpejtimin e pro...
Prokuroria e Pejës: 371 aktakuza ndaj 458 personave në tre m...