Forcat e Armatosura kanë shuar plotësisht zjarrin që përfshiu malin e Taraboshit në Shkodër pasditen e djeshme.
Efektivët e Batalionit të Vaut të Dejës u angazhuan gjatë gjithë natës për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nga zjarri i rënë u dogjën disa pyje e kullota, ndërsa nuk pati asnjë të lënduar.
Për shkak të terrenit të vështirë malor, mjetet zjarrfikëse nuk mund të afroheshin në zonën që ishte përfshirë nga flakët. Efektivët e FA u detyruan që të ecnin 6-7 km në këmbë gjatë natës për shkak të terrenit jo të përshtatshëm për kalimin e mjeteve./Klan

Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...