Manovrim i mahnitshëm, megjithëse në një shpejtësi enorme
Shumë vetura mund të voziten me shpejtësi mbi 200 kilometra në orë dhe atë për pak sekonda, por kur janë duke lëvizur përpara, kur voziten së prapthi është situatë tjetër, transmeton Telegrafi.
Për të arritur rekord në vozitjen së prapthi, një Audi A3 është modifikuar në atë formë, që të prodhojë 1,200 kuaj fuqi. Kjo është mundësuar nga sistemi 4ePerformance concept, që ka katër motorë të fuqishëm.
Shpejtësinë prej 210 kilometrave në orë, ky Audi e zë për shtatë sekonda, që është vetëm gjysma e saj që i duhet modelit me motorët e zakonshëm.
Fuqinë e lartë nuk mund ta arrijë çdo shofer, por kjo u desh të kryhej prej pilotit profesionist Daniel Abt. Pas disa përpjekjeve, ai arriti edhe shpejtësinë e duhur, të lëvizjes më të shpejtë së prapthi deri më tani. /Telegrafi/
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...