Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, lavdëroi sulmuesin unik të PSG-së, Kylian Mbappe, duke e konsideruar si superstarin e ardhshëm të futbollit botëror. Mbappe është ndër kandidatët për “Topin e Artë”, pasi fitoi Kupën e Botës me Francën dhe e ndihmoi PSG-në ta mbyllë me “tripletë” kombëtare sezonin e kaluar.
19-vjeçari ka pasur një fillim të shkëlqyeshëm të sezonit aktual, me tetë gola të shënuar në Ligue 1, duke përfshirë edhe një “poker” mahnitës kundër Lyonit dhe dy gola në Ligën e Kampionëve. PSG-ja do të presë Napolin në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve dhe Ancelotti lavdëroi Mbappe para përballjes së Parisit:
“Mbappe është një lojtar i mirë, shumë i shpejtë. Në fakt, ka shumë lojtarë të shpejtë, diferenca është se Kylian mund të jetë edhe i shpejtë, edhe efektiv në të njëjtën kohë. Në çfarëdo që bën, ai është shumë i efektshëm. Mbappe është një djalosh që nuk ka frikë, një lojtar shumë i drejtpërdrejtë. Ai është shumë i ri, por do të jetë një yll në vitet e ardhshme”.
Napoli kryeson grupin C të Champions-it me katër pikë në dy ndeshje, një pikë përpara kampionit francez të PSG-së.
Zelensky i përgjigjet ftesës së Putinit për t’u takuar në Mo...
“Liria ka Emër” takon kryetarin e Podujevës, Bulliqi jep mbë...
Kurti për manipulimin me vota: Ka mundësi për gabime teknike...
Pretendimet për mashtrim me dronin “Skifter”, Kurti: Nuk mun...
Kurti: Para zgjedhjes së presidentit Kuvendi duhet t’i ratif...
Kurti deklarohet për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqe...