Janë të shumta teoritë që qarkullojnë për konsumin e përditshëm të vezës. Disa prej tyre thonë se mjaftojnë vetëm dy në javë, të tjerë mbështesin faktin se veza duhet të hahet përditë. Sigurisht, jo e skuqur sepse pastaj nuk bëhet fjalë më për vezën por për vajin!
Në fakt, të një zëri janë të gjitha studimet se po, veza ka mjaftë vlera ushqyese! Është e pasur në proteina e vitamina si A, B2, B6, B12, D, E. Në përbërje të saj ka minerale si zinku, thiamini, riboflavini, fosfori, magnezi, hekuri, seleni dhe bakër. Omega 3 dhe acidet yndyrore janë një tjetër pasuri e vezës. Për funksionet që ka secili nga këta përbërës në vezë dhe të mirat që i sjell veprimtarisë sonë fizike e mendore, është konkluduar së fundi nga studiuesit se, një vezë në ditë, është gjithmonë e këshillueshme.
Kurti: Kosova, një pishtar i demokracisë dhe sigurisë në raj...
Platforma “Liria ka Emër” mban sot konferencën e fundit para...
Sot shënohet dita e të dashuruarve – Shën Valentini
Vengu nga Munihu: Ushtria e Kosovës, e gatshme të marrë përg...
Mjeku zbulon fjalët rrëqethëse që pacientët i dëgjojnë në mo...
E shtunë me vranësira, intervale me diell dhe riga lokale sh...