Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se pushteti është i paaftë për të realizuar atë që premtoi. Sipas partisë opozitare, arsyet për rebalancin e buxhetit janë paaftësia dhe jopuna e qeverisë.
“Është e palejueshme që një shtet në zhvillim si Maqedonia të ketë rritje ekonomike prej 1.2 ose 3 për qind dhe nivel të investimeve kapitale për 8 muaj vetëm 23.3 për qind. Ekonomia po zhytet në çdo aspekt, ndërsa çdo hap i qeverisë përshpejton zhytjen”, thonë nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga kjo parti kërkojnë përgjegjësi nga Dragan Tevdovski dhe Zoran Zaev.
“Zaev premtoi rritje ekonomike mbi 5 për qind gjatë gjithë viteve të mandatit. Vitin e parë e përfundoi me 0 për qind, ndërsa shkon në vijë të mbijetesës”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se për ekonominë e vendit fajtor i drejtpërdrejtë është kryeministri Zoran Zaev./Telegrafi/
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren