Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, gjatë ditës së sotme ka nënshkruar një vendim i cili e liron nga detyra Drejtoreshën e Arsimit, Ismete Thaçi. Kjo pasi ditë më parë, Kastrati dha një varg kritikash për të dhe partinë e Thaçit- Vetëvendosjen. Kryetari shprehej se ishte i pakënaqur me menaxhimin e kësaj drejtorie.
Ish-zyrtari i Vetëvendosjes, Qëndron Kastrati, tani pjesë e PSD-së, aludonte se VV ka vendosur që në kurriz të nxënësve të Kamenicës të zgjedhë viktimizimin politik për disa vota. Më pas thoshte se nuk e pranon këtë shantazh.
Madje Kastrati pohonte se udhëheqësist e VV-së në Kamenicë kanë marrë urdhër nga niveli qendror i kësaj partie, që kjo dorëheqje të mos ndodhë dhe në rast të shkarkimit të saj, të tërhiqen edhe drejtorët e tjerë që vijnë nga ky subjekt.
Gazeta Express merr vesh se në pozitën e Ismete Thaçit do të emërohet Mirhane Morina po ashtu nga subjetki i VV-së.
Me këtë rend Kastrati ka transferuar edhe një tjetër zyrtar të VV-së nga Drejtoria e Arsimit në atë të Drejtorisë për Mirëqenie Sociale./Express/


19-vjeçari në Ferizaj kapet duke vozitur me shpejtësi 106 km...
Muriqi pranon çmimin ‘Lojtari i Muajit’
Më shumë ministri, më pak gra ministre në qeverinë e re
Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme, IHMK paralajmër...
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029