Kung-Fu nuk është vetëm një art marcial, por edhe një filozofi jete, pasi është një praktikë që ndihmon të punosh me veten, duke nisur nga analiza e ndjesive personale.
Dhe mbi të gjitha, sipas ekspertëve, ndihmon në krijimin e një distance vetëmbrojtëse në betejat emocionale të përditshmërisë.
Sipas konferencierit dhe business coach Bernhard Moestl, kush nuk arrin të kontrollojë emocionet, atëherë ka humbur luftën para se të kuptojë arsyen e saj. Ai ka kaluar një vit me monakët në Kinë, një eksperiencë që i ka shërbyer në mësime jete. Motivimin e ka gjetur gjatë bashkëjetesës në vendin e Lindjes së largët, dhe eksperti thotë se një ndër emocionet më shqëtësuese dhe të padëshiruara të shoqërisë sonë frenetike është zemërimi, shkruan Klan Plus.
Dhe sipas Moestl, arti i luftimit sot është shumë aktual, por më tepër ai i mendjes sesa ai fizik. Dhe në këtë plan, shtron edhe artin antik të Kung Fu-së, që sipas eksperiencës së jetuar në Kinë, i jep një tjetër dimension dhe rëndësi.
Kurti priti në takim Komandantin e KFOR-it, flasin për situa...
Kusari-Lila takime me drejtues të ATK-së e Doganës së Kosovë...
Kurti: Demonstratat e vitit 1981, ndër ngjarjet kyçe në hist...
Gjendet Alush Kastrati, 80 vjeçari që ishte zhdukur tash e k...
“Mbyllja e TikTok, kufizim i lirisë së shprehjes dhe shtypit...
FIFA ul buxhetin për Botërorin 2026 me mbi 100 milionë dolla...