Lideri opozitar rus Alexei Navalny është liruar të dielën pas 20 ditëve burg, ku po mbahej nën akuzat për organizimin e protestave jolegale muajin e kaluar.
Navalny ishte në burg që nga 24 shtatori kur përfundoi ndalimin e parë 30 ditor nga autoritetet, për planifikimin e një proteste në janar.
Navalny, 42 vjeç, prej kohësh është fytyra më e shquar e opozitës ruse ndaj presidentit Vladimir Putin.
Ai ka bërë thirrje për protesta mbarëkombëtare kundër planeve të qeverisë për të rritur moshën e pensionimit në Rusi – një reformë kjo e papëlqyeshme që ka rritur pakënaqësitë me autoritetet.
Navalny e ka cilësuar partinë e Putinit si vend të “mashtruesve dhe vjedhësve”, e ka akuzuar sistemin e presidentit për, siç ka thënë, “thithjen e gjakut nga Rusia” dhe është zotuar për shkatërrimin e “shtetit feudal” që po ndërtohet.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...