Delegacioni i MFSK-së ka vazhduar takimet zyrtare në Senatin Amerikan dhe në Departamentin e Shtetit.
Zëvendësministri për FSK, Burim Ramadani dhe komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, janë pritur në Washington D.C në takime të ndara nga senatori Gary Peters, si dhe nga zëvendës ndihmës sekretari i shtetit, Mathew Palmer.
Në takimin me senatorin nga Michingan, Gary Peters, u diskutua për angazhimet e përbashkëta Kosovë – SHBA në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Sipas një komunikate të MFSK-së, gjithashtu u diskutua për aftësimin e Kosovës në përballjen me sfidat rajonale dhe globale.
Ndërsa, në takimin me zëvendësndihmës sekretarin e shtetit, Mattew Palmer, u diskutua mbi procesin e tranzicionit të FSK-së, planin afatgjatë të zhvillimit dhe përpjekjet e Kosovës në marrëdhëniet rajonale dhe euro-atlantike.
Në të dy takimet e ndara, Peters dhe Palmer theksuan mbështetjen e vazhdueshme amerikane për Kosovën, si nga senati, po ashtu edhe nga Qeveria amerikane
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...