Pas pranimit të Kosovës si vend anëtar i asocuar në organizatën e Frankofonisë, Ministria e Punëve të Jashtëm ka synim anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka thënë se synim dhe sfidë për të mbetët anëtarësimin i Kosovës në INTERPOL. Ai ka thënë se janë duke punuar shumë që kjo të ndodh gjatë muajit nëntor.
Pavarësisht përpjekjes destruktive të palës serbe, Pacolli thotë se Kosova është duke shënuar suksese të shumta./Arbresh.info/
Statusi i plotë i Ministrit Pacolli në Facebook:
Samiti i Frankofonisë. Fuqizimi ndërkombëtar i Kosovës, i pandalshëm
Samiti i Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë i mbajtur në Jerevan të Armenisë, rezultoi me ngritjen e statusit të Republikës së Kosovës si vend anëtar i asocuar. Pavarësisht përpjekjeve destruktive të palës serbe, Kosova shënoi sukses të plotë, duke iu falenderuar punës së palodhshme të gjithë ekipit të MPJ, stafit diplomatik dhe institucioneve tjera shtetërore.
Falenderoj presidentin Macron, kryeministrin Trudeau dhe gjithê liderët e shteteve të Frankofonisë për mbështetjen ndaj Kosovës.Synimi ynë i radhës, që është edhe sfida më e madhe e shtetit tonë, e diplomacisë tonë dhe fuqizimit të shtetësisē, do të jetë anëtarësimi në INTERPOL, në nëntor të ketij viti.
Gjithë kapacitetin tim e kam orientuar drejt këtij synimi.
Kosova në INTERPOL nuk do të thotë kërcënim për askend. Kosova në INTERPOL do të thotë paqe dhe kontribut në sigurine e brendshme, rajonale dhe ndërkombëtare. Kosova në INTERPOL do të thotë luftë kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar dhe më shumë siguri për qytetarët tanë.
Kosova në Interpol do të thotë fuqizim i shteti tonë.

Dy vetura të EULEX-it u aksidentuan në Zveçan, një i lënduar
Një pjesë e Hajvalisë pa energji elektrike, banorët thonë se...
Tentoi të arratiset nga stacioni policor në Rahovec, kapet d...
Bizneset ankohen për ndërprerjet e energjisë
LVV sot mban tubim në Gjakovë
Arrestohet një person për organizim të grupit kriminal dhe r...