Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, e vlerësoi si sukses të madh të diplomacisë kosovare anëtarësimin e Kosovës si anëtare e asociuar në Organizatën e Frankofonisë.
Pacolli në Info Magazine ka shpjeguar në detaje procesin e anëtarësimit të deritashëm, si dhe rrugën drejt anëtarësimit me të drejta të plota.
“Konsideroj se eventi i Jerevanit është më i madhi pas OKB-së. Ka qenë një frekuentim i madh i bashkësisë ndërkombëtare dhe të jesh në mesin e tyre, të konsiderohesh si shtet i barabartë në mesin e këtyre shteteve, është arritje e madhe për Kosovën”.
“Kjo organizatë ka disa rregulla. Së pari duhet të jesh një mbështetës i kësaj organizate për të qenë vëzhgues i saj. Më pas duhet të kalojnë disa vite, ndoshta një decenie, që të kalosh në gradën tjetër. Ne kemi pasur fatin që brenda katër vjetësh nga vëzhgues të jemi anëtar i asociuar. Nga sot e tuje do ta kemi më të lehtë që Kosova të jetë anëtare me të drejta të plota”.
Pacolli ka shpjeguar se të qenit anëtare me të drejta të plota nënkupton që Kosova do të ketë të drejtën e vetos, që nuk e gëzon aktualisht.
Kryediplomati kosovar gjithashtu ka bërë të ditur se në këtë ngjarje vazhdimisht ka pasur pengesa nga Serbia.
“Serbia gjithmonë ka qenë obstruktive. Në mbledhjen e ministrave dje dhe pardje, ajo e ka kundërshtuar fuqishëm prezencën e Kosovës në sallë. Ata kanë thënë se gjoja po politizohet Konferenca e Frankofonisë. Megjithatë një gjë e tillë nuk na bën përshtypje”./klan kosova/
LDK shënon 36-vjetorin e themelimit
Dialogu Kosovë–Serbi, Serwer: Kosova duhet të vazhdojë ta ke...
Do kryente sulme në Evropë, Turqia kap figurën e lartë të IS...
Sot vendoset gurthemeli për ndërtimin e Nënstacionit të ri n...
E martë me mot kryesisht të vranët, temperaturat deri në 8°C
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...