Mbrëmjen e djeshme artistet me origjinë shqiptare morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve AMAs, më saktë Dua Lipa dhuroi një performancë të shkëlqyer të hiteve të saj të fundit ndërsa Rita Ora dhe Bebe Rexha prezantuan një trofe së bashku.
Nga postimet e të trejave në Instagram mund të shohim që ashtu siç pritej Dua e ka shmangur një takim të mundshëm me Ritën, si gjatë parakalimit në tapetin e kuq por dhe gjatë zhvillimit të mbrëmjes muzikore.

Teksa të gjithë pritën t’i shohin tre këngëtaret shqiptare së bashku, në fakt ndodhi krejt e kundërta.
Tashmë dihet që Rita dhe Dua nuk i kanë marrëdhëniet e mira me njëra-tjetrën, dhe këtë gjë e treguan dhe mbrëmjen e djeshme.Rita u argëtua me këngëtaren Bebe Rexha, ndërsa Dua u detyrua të largohet nga evenimenti për të festuar me miqtë e saj.Duket se ajo nuk është ndjerë aspak komode nga veprimet e dy këngëtarëve të tjera dhe nuk ka dashur të jetë më në praninë e tyre./tring
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...