Të rinjtë në Britaninë e Madhe po i qëndrojnë larg alkoolit, thuhet në një studim të sapo publikuar.
Kërkuesit studiuan të dhënat shëndetësore të dekadës së fundit dhe arritën në konkluzionin se një e treta e personave të grupmoshës 16-24 vjeç në 2015-ën kishin deklaruar se nuk konsumonin alkool.
Shifra ishte një në pesë persona, në vitin 2005.
E pira pa kontroll gjithashtu ka pësuar një rënie; nga 27% në 2005-ën në 18% në 2015-ën, bazuar te të dhënat e Sondazhit të Shëndetit për Anglinë, raporton BBC.
Të paktën 10 mijë persona u anketuan, ndërkohë që rezultatet tregojnë qartë një ulje të qartë në konsumimin e alkoolit nga të rinjtë./tch
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...