Ish portieri i Juventusit dhe legjenda e klubit, Gianluigi Buffon ka zbuluar planet e tij pasi të pensionohet si lojtar gjatë viteve të ardhshme.
Veteranit iu ndërpre kontrata e tij në Juventus verën e kaluar dhe ai vendosi për largim që t’i bashkohet më pas Paris Saint Germainit në Francë, transmeton portali arbresh.info.
Që nga atëherë, Buffon është bërë i rregullt tek ata dhe deri tani është paraqitur pesë herë.
Buffon ka folur me tifozët në rrjete sociale përmes seksionit pyetje dhe përgjigje duke zbuluar planet e tij pas pensionimit. Ai zbuloi se do të dëshironte të vazhdoj qëndrimin në futboll edhe nëse një ditë lë pas atletet.
“Të them të drejtën nuk kam vendosur ende, do doja të qëndroja në botën e futbollit ku unë besoj se eksperienca e lojtarëve tanë mund të shtoj vlerë dhe rritje në zhvillimin e lojtarëve të tjerë”, ka thënë Buffon.
Buffon zbuloi gjithashtu ndeshjen më ngazëlluese në karrierën e tij duke përmendur “finalen e Ligës së Kampionëve”./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...