Kryeministri i Kosovës, Ramush haradinaj në një konferencë për media iu ka kundërpërgjigjur presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve duke ia përsëritur që temat e vdekura nuk ngjallën më, shkruan arbresh.info.
Ai i përgjigjet fjalëve të Thaçit që do të rrëzoj qeverinë duke iu thënë se nëse e kanë plan me rrëzuar qeverinë e bëjnë e nuk flasin.
“Kush e ka njet me rrëzu qeverinë e rrëzon ata qe flasin mos u mërzitni për ta. Ai që vdes nuk ngjallet më. Veç Krishti ngjallet. Çështja e korrigjimit të kufijve ka vdekur, e vetmja kjo temë me mbet ngjarë të incidenteve apo dhunës në pjesën veriore. Nuk ka mundësi politike në tavolinë më sepse është temë e vdekur”, tha Haradinaj.
Thaçi dje, ka kërcënuar me shkarkim kryeministrin Ramush Haradinaj, për shkak të qëndrimeve të tij kundër idesë për korrigjim kufijsh me Serbinë.
Ai në një konferencë për media ka kërkuar nga Haradinaj, që të “korrigjojë” siç është shprehur ai, qëndrimin karshi dialogut me Serbinë, në fazën përfundimtare.
Kreu i shtetit, i ka cilësuar të habitshme deklaratat e Kryeministrit Haradinaj, rreth idesë për korrigjim të kufirit me Serbinë, duke thënë se ai “ose është në humor të mirë ose është komod në karrigen e vet”/Arbresh.info/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...