Fshati Gushavc i Mitrovicës është tronditur nga një ngjarje e muajit të kaluar, pasi një baba mësohet të ketë dhunuar seksualisht disa herë vajzën e tij 18 vjeçe.
Bëhet fjalë për H.S(emër i njohur për redaksnë), i cili u raportua nga gruaja e tij se gjatë muajit shtator ka dhunuar disa herë vajzën e lindur në vitin 2000.
Rasti është konfirmuar nga burime brenda Policisë së Kosovës, pasi zyrtarisht ka qenë e pamundur për shkak të heshtjes së Stacionit Policor në Veri.
“Në Gushavc H.S disa herē e ka dhunuar vajzën e tij, e lindur në vitin 2000. Rastin në Polici e ka raportuar nëna e vajzës”, konfirmojnë burime të sigurta në Polici.
Siç bëhet e ditur, 48 vjeçari është arrestuar para disa ditësh, ndërkohë që tani ndodhet në paraburgim.
Ndonëse asgjë nuk është e konfirmuar, mësohet nga të afërm të të arrestuarit, se ai ka probleme mendore.
Ndryshe, Gushavci është fshat që gjendet në pjesën veriore të buzë Ibrit, rreth 3 kilometra nga qendra e qytetit./Jepi ze 02

Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...