Gazetarët e kronikës, Dorjana Bezat dhe Artan Hoxha deklarojnë se motivi i vrasjes në zonën e ish-Bllokut, më 4 tetor, nuk lidhet me këngëtaren Elvana Gjata.
Gjatë emisionit ‘Opinion’, Bezat deklaroi se Gjata ka qenë në lokalin ku ndodhi ngjarja rreth orës 18:00, ndërkohë vrasja ndodhi gati katër orë më vonë.
“Ai (Ervin Mata) ka shkuar fillimisht rreth orës 18:00 në këtë lokal, ku në shoqërinë e tij ka qenë edhe e dashura, Elvana Gjata. Ajo (Elvana) ka qëndruar vetëm disa minuta dhe është larguar. Ngjarja ka ndodhur në orën 21:30, ndërsa vizita e saj në këtë zonë ka ndodhur rreth orës 18:00”, deklaroi Dorjana Bezat.
Gazetari Artan Hoxha tha se Elvana Gjata “nuk është motivi i ngjarjes”, çka u konfirmua edhe nga kolegia në studio, Dorjana Bezat: “E kanë përfshirë ndoshta për të hequr vëmendjen nga motivi i vërtetë i kësaj ngjarje.”
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...