Turqia ka njoftuar Organizatën Botërore të Tregtisë se do të vendosë kuota për importet e çelikut nga 17 tetori për të mbrojtur industrinë vendase të çelikut.
“Masat mbrojtëse janë rezultat i ngjarjeve të paparashikueshme që ndikojnë drejtpërdrejt në sasinë e importeve të këtyre produkteve në Turqi. Turqia është një treg tërheqës për produktet e çelikut që janë subjekt i rritjes së masave mbrojtëse dhe këto masa, të cilat kanë filluar të aplikohen anembanë botës, kanë shkaktuar një rritje të hyrjes së këtyre produkteve në Turqi”, njoftoi Ministria turke e Tregtisë.
Në gusht, SHBA dyfishoi tarifat për alumin dhe çelikun turk, të cilat tani përbëjnë 20 për qind për alumin dhe 50 për qind për çelikun.
Mosmarrëveshja tregtare midis Ankarasë dhe Uashingtonit shpërtheu në mars kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për herë të parë vendosi një taksë prej 10 dhe 25 për qind mbi importet e çelikut dhe aluminit nga vendet që janë partnerë tregtarë amerikanë, duke përfshirë Turqinë.
Ankaraja zyrtare njoftoi se tarifat ishin të papranueshme dhe njoftoi se do të ndërmarrë kundërmasa. /Telegrafi/
Moti sot i vranët, temperaturat nga -6 deri në 8 gradë
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...