Gazetari i zhdukur, Jamal Khashoggi, shtetas saudit, është parë për herë të fundit duke vizituar konsullatën, të martën e kaluar.
Zyrtarët turq thanë se hetuesit kanë “prova konkrete” të vrasjes, e cila, sipas tyre, është kryer nga një ekip saudit prej 15 vetash, që ka arritur në Turqi javën e kaluar.
Provat nuk u paraqitën, ndërsa Arabia Saudite i cilësoi akuzat si të pabaza.
Princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman, tha se zyrtarët janë të mirëpritur të bëjnë kontrolle, pasi nuk ka asgjë për të fshehur.
Khashoggi jetonte në SHBA, ku ka shkruar për gazetën Washington Post.
Gazeta tha se Shtetet e Bashkuara duhet të kërkojnë përgjigje nga sauditët.
Khashoggi ka qenë kritik i zëshëm i princit saudit të kurorës dhe ka më shumë se 1.6 milion ndjekës në Twitter.
Për disa vite, ai ka shërbyer edhe si këshilltar i zyrtarëve të lartë sauditë.
Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mj...
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...
Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam ...
Rivarroset dëshmori Agron Gjocaj, Haradinaj: Kujtimi për të ...
Koloneli amerikan, Wojcik: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, nd...