Një 30-vjeçar është gjetur pa shenja jetë mbrëmë në fshatin Gllamnik të Podujevës.
Mbrëmë në fshatin Gllamnik të Podujevës një person i moshës 30–vjeçare është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar Bekim Bislimi nga zyra për informim në policinë e Podujevës.
“Me datë 03.10.2018 në orën 20:45 kemi pranu informatën për një incident në fsh.Gllamnik-Podujevë . Njësit relevante stacionit policor Podujevë , gjithashtu edhe ekipa mjekësore/emergjenca kanë dalur në vend ngjarje. Me të arritur në lokacion, kanë vërejtur një person i cili dyshohej se ishte pa shenja jete. Në ndërkohë Ekipa mjekësore, ka konstatuar se personi ishte pa shenja jete.Viktima është i gjinisë mashkullore rreth moshës 30 vjeq”, tha Bislimi për lajmi.net
Trupi i viktimës është dërguar për obduksion ndërsa policia po heton rastin./Lajmi.net/
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja
18-vjetori i Pavarësisë, kjo është agjenda e kryetares së re...