Një 25 vjeçar është qëlluar me thikë në mbrëmje.
Viktima është I. Z, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dibër, pas një sherri banal, ndërsa grupi hetimor vazhdon hetimet.
Janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Policia e Dibrës, ka marrë informacion se në njësinë administrative Arras, dyshohet se është plagosur me mjete prerëse shtetasi I.Z, rreth 25 vjeç.
I dëmtuari ka humbur jetën rrugës për në Spitalin e Peshkopisë.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, mbështetur nga forcat Policore Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kanë ngritur pika kontrolli, dhe po hetojnë intensivisht për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Zyrtare: Fiton Ademi transferohet tek Llapi
Rezultatet e zgjedhjeve, deri tani, janë pranuar gjashtë ank...
Vrasja e konduktorit në Gjermani, avokati: Pesë persona beso...
Haradinaj pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit: E rëndësishme t...
EULEX-i dhe KFOR-i rrisin gatishmërinë për reagim në raste e...
Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama